Lajmi i madh vjen nga Londra, Armando Broja rinovin deri në vitin 2028 me Chelsean duke u vendosur kapak zërave për një largim të mundshëm të tij edhe pse merkato tashmë është mbyllur.
Sulmuesi shqiptar konfirmohet kështu në planet afatgjata të klubit në pronësi të amerikanëve. Lajmin e bën të ditur Chelsea që thekson se tashmë marrëveshja e re me Brojën është firmosur.
None found
“Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë ndjesi. Chelsea është klubi që kam ëndërruar gjithë jetën, klubi që mbështes dhe e dua. Kam qenë këtu që fëmijë dhe është një ndjesi surreale për familjen time.
Është fantastike çdo minutë në fushë me këtë fanellë sepse bëhet fjalë për një nga klubet më të mëdhenj të botës. Ka shumë konkurrencë dhe të gjithë dëshirojnë të luajnë këtu prandaj jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre”.
Broja është aktivizuar në tre ndeshje nga pankina këtë sezon ndërsa pati një impakt të madh te Southampton sezonin e kaluar ku në 38 ndeshje shënoi 9 gola.
Presidenti Todd Boehly, u shpreh: “Ne jemi shumë të lumtur që Armando është pjesë e Chelseat. Ai është një sulmues i ri dhe shumë tërheqës. Broja është i ri dhe një sulmues që do të jetë pjesë kryesore e planeve tona për të ardhmen”.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…