sport

Rinovimi me Chelsea, Broja kujton momentin kur u bashkua me ekipin e parë: Shihja futbollistët dhe thoja “uau”, këta djem i kam parë në TV

Mbrëmjen e djeshme një lajm i madh erdhi nga Anglia për sulmuesin e kombëtares tonë, Armando Broja.

20-vjeçari rinovoi kontratën me ekipin e “Bluve të Londrës” deri në vitin 2028 me përmirësim të kushteve financiare, duke dëshmuar se klubi beson fort te ai.

Të lidhura

None found

Pas këtij hapi të madh, Broja tregon të gjitha emocionet me anë të nje videojë të publikuar nga klubi në rrjetet sociale.

Broja tregon se idhulli i tij është Didier Drogba dhe kujton momentin kur qëndronte me të pikërisht aty ku po xhironte videon.

Ai gjithashtu kujton kohën kur nisi hapat e parë te Chelsea dhe kalonte në një rrugë që ndante akademinë dhe ekipin e parë.

“Ishin aq afër, por edhe aq larg sa i përket arritjes së atij niveli,” shprehet Broja.

Në një moment ylli “kuqezi” kujton edhe momentin e parë kur u bashkua me ekipin e parë, duke thënë se i dukej e pabesueshme që në ato po stërvitej me ata yje që i kishte parë vetëm në TV.

“Kujtoj kur erdha për herë të parë të stërvitem te kjo fusha këtu (e ekipit të parë) dhe ishte një moment i pabesueshëm për mua që të shihja të gjithë lojtarët që dilnin nga dhomat e zhveshjeve dhe unë po qëndroja aty. “Uau, unë i kam parë të gjithë këta djem në TV dhe tani të stërvitem me ta…”, tregoi Broja./albeu.com

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

2 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

2 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago