Rikthimi nga Euro 2020, takimi i Granit Xhakës me të bijën nuk duhet humbur (VIDEO)

Për gati 1 muaj Granit Xhaka ishte larg familjes së tij i angazhuar me ndeshjet për Euro 2020. Si kapiten i kombëtares së Zvicrës, Xhaka kishte një rol shumë të rëndësishëm në këtë kompeticion dhe arriti të dallohej si një nga futbollistët më të mirë. Megjithatë loja dhe sakrifica e Xhakës, nuk mjaftuan që Zvicra të kualifikohej për më tej dhe kështu ai është rikthyer sërish në familje.

Bashkëshortja e futbollistit, Leonita, ka ndarë në rrjete sociale një video shumë emocionuese, në të cilën Xhaka shihet duke u takuar me vajzën e tij të madhe pas 6 javësh. Babë e bijë përqafojnë fort njëri-tjetrin dhe ky moment i ka prekur të gjithë.

“U ribashkuam pas 6 javësh”, shkruan Leonita përkrah videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LEONITA XHAKA (@leonita.x)

Kujtojmë se në prill të këtij viti, çifti Xhaka u bënë prindër për herë të dytë. Ata u bekuan sërish me një vajzë. Lajmin e bukur e dha vetë futbollisti, pasi ndau në rrjete sociale një foto shumë emocionuese, duke mbajtur të voglën në krahë.

“Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021”, shkroi Graniti përkrah fotos.


Shtuar 5.07.2021 15:55