Juventus është në kërkim të një zëvendësuesi të Vlahovic.
Rikthimi i Moratas nga Atletico Madrid është i komplikuar, kështu që drejtuesit e Juventusit hynë në shina alternative për t’i dhënë Allegrit një tjetër sulmues.
Deri më tani, në radarët e Juventusit janë Werner, Depay, Martial, Milik, Muriel, Raspadori dhe Arnautovic.
Tashmë një emër i ri ka dalë në skenë. Mertens është emri më i ri në listën e dëshirave të klubit bardhezi, i cili është pa kontratë./ h.ll/albeu.com