Rikthehet magjia e Championsit/ Juventus-Dortmund premton spektakël, në fushë zbresin edhe Reali me Arsenalin

Mbrëmjen e sotme, rikthehet Championsi, ku do të luhen 6 ndeshje të vlefshme për raundin e parë.

Ndeshja e parë luhet me Atletik Bilbaos dhe Arsenalit në orën 18:45. Supersfida e mbrëmjes është padyshim Juventus-Dortmund, ndërsa Real Madridi pret Marsejën. Totenhemi do të luajë me Vijarealin.

NDESHJET E SOTME

Atletik Bilbao – Arsenal ORA 18:45

PSV Eindhoven – R.U.S.Gilloise ORA 18:45

Juventus – Borusia Dortmund ORA 21:00

Real Madrid – O. Marsejë ORA 21:00

Benfika – Karabak ORA 21:00

Totenhem – Vijareal ORA 21:00