Në kalendarin e ndeshjeve të sotme, vëmendja më e madhe do të jetë te dueli mes Chelsea dhe Barcelonës në Londër.
Dy ekipet vijnë në formë të mirë dhe do të kërkojnë me çdo kusht tre pikët.
Si Chelsea, ashtu edhe Barcelona njihen për lojën sulmuese, prandaj spektakli është i garantuar në këtë përballje.
Në ndeshjet e kaluara të Championsit, ekipet regjistruan rezultate surprizë. Katalanasit u ndalën nga Club Brugge me rezultatin 3-3, ndërsa londinezët barazuan 2-2 ndaj Qarabag.
Duel interesant është edhe ai mes Manchester City dhe Bayer Leverkusen në Angli. Vendasit shihen favoritë, por gjermanët duan të bëjnë surprizën.
Juventusi ka një transfertë delikate, siç është dueli në Norvegji ndaj Bodo-Glimt. Sfida pritet të luhet nën reshje dëbore dhe temperatura të ulëta.
Përballje spektakolare pritet të jetë edhe ajo mes Marsejës dhe Newcastle, dy ekipe që synojnë 3 pikët, për të mbetur në garë për kualifikimin më tej.
Napoli kërkon të rikthehet te fitorja dhe pret në shtëpi azerbajxhanasit e Qarabag, ndërsa Athletico Bilbao luan në transfertën çeke ndaj Slavia Prague.
Këto takime do të luhen në orën 21:00, ndërsa më herët, në orën 18:45, janë planifikuar Ajax-Benfica dhe Galatasaray-Royale Union SG.

