Rikthehen tifozët në stadiume

Edhe pse Gjermania po kalon një periudhë të vështirë nga rritja e infektimeve me Covid-19 për shkak të variantit Omicron, duket se gjërat po lehtësohen disi të paktën për futbollin.

Prej javësh ekipet gjermane luajnë pa tifozë në shkallët e stadiumit por nga java e ardhshme do të nisin lehtësimet e kufizimeve dhe do të ketë tifozë sërish tifozë në impiante por sigurisht me një numër të kufizuar dhe kjo e fundit në varësi të Landeve.

Shteti i Bavarisë, ku preket Bayerni dhe Augsburgu, ka vendosur që në stadium të ketë një maksimum prej 10 mijë tifozësh të pranishëm, sigurisht me maska dhe të vaksinuar e gjithashtu një test negativ.

Në Landet e tjera, ka një vendim më të favorshëm dhe impiantet e ekipeve të futbollit mund të pranojnë deri në 15 mijë tifozë gjatë ndeshjeve, gjithmone me kushtet e mësipërme.


Shtuar 25.01.2022 18:27