Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj ka gjetur golin sonte në ndeshjen mes Salernitana dhe Spezias.
Manaj ka barazuar rezultatin me anë të një penalltie që ai e ka konvertuar në gol në minutën e 12-të.
Goli i tij ishte i barazimit, por i cili nuk zgjati shumë pasi që Salernitana e riktheu epërsinë me Verdin katër minuta më vonë.
Pjesa e parë u mbyll 2-2.