Rennes arrin akordin me Barcelonën për Mika Faye

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Stade Rennais ka arritur akordin me Barcelonën për shërbimet e Mikayil Faye.

Qendërmbrojtësi pritet që të mbërrijë në veri të Francës brenda pak orësh për të nënshkruar kontratën me klubin e ri.

Sipas Romano, 21-vjeçari i ka kushtuar klubit francez plot 12 milionë euro ndërsa Barça do të përfitojë edhe 25% të shifrës të shitjes së tij në një ekip tjetër në të ardhmen.

Burime pranë klubit katalan kanë bërë me dije se Barcelona ka futur edhe një klauzolë në kontratë nëpërmjet së cilës do të ketë mundësi që të kthejë lojtarin në “Camp Nou” nëse i paguan klubit francez rreth 35 milionë euro.


Shtuar 22.08.2024 20:02

Tags: