sport

Rënia e një prej më të mirëve në botë, e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Portieri spanjoll, David de Gea u konsiderua si një nga portierët më të mirë në botë për më shumë se një dekadë, por atë që po kalon tani, sigurisht që nuk mund ta imagjinonte as në parashikimet më pesimiste të karrierës.

Manchester United largoi David de Gean pas 12 vitesh të shkëlqyera në klub, ku ai nuk ishte fajtor për dështimet e rezultateve, dhe ‘Doreza e Artë’ që fitoi atje në fund të kohës së tij është në mbështetje të kësaj.

Të lidhura

None found

Ai u largua nga Djajtë e Kuq në datën e dasmës së tij, kur klubi i tha se nuk llogarisin më tek ai. Kjo ndodhi në qershor të vitit të kaluar, duke i dhënë fund një periudhe 12-vjeçare në Old Trafford.

Ndarja me Unitedin nuk i ka pëlqyer dhe ende nuk ka gjetur një klub. Tani ai shkoi “një hap më tej” dhe u filmua duke u stërvitur në terrenin modest të klubit amator Altrincham.

Ai është një ekip i ligës së pestë, i cili zyrtarisht luan në Ligën amatore nacionale dhe ata i plotësuan kërkesat e tij dhe e lejuan të stërvitej me ta për t’u përgatitur dhe për të gjetur një punë të re për verën e ardhshme.

Ish-reprezentuesi spanjoll (33-vjeçar) ishte i lidhur me Al Shabab Saudite dhe Newcastle United, por asnjë transferim nuk u realizua.

Tashmë në mediat spanjolle përmendet edhe rikthimi i tij në vendlindje me fanellën e Real Betisit, por edhe kjo duhet pritur verën.

Për një kohë, De Gea po stërvitej i vetëm dhe po përpiqej të mbante formën, dhe tani Altrincham e ka kënaqur dhe e ka pranuar në seancat e tyre stërvitore.

Meqë ra fjala, Altrincham po lufton për t’u vendosur në League 2 (liga e katërt) dhe në rast të fitores në play-off, skuadra nuk do të ishte më një klub amator, por një klub profesionist nga sezoni i ardhshëm. /Telegrafi/

të fundit

Orinda Huta përlotet në studio, surpriza e veçantë në hapje të emisionit

“Goca dhe Gra” këtë mbrëmje përkon me festën e Halloween-it, e sigurisht që nuk mund të mungonin ‘rengjet’. [...]Read More...

9 minutes ago

Nevil Dede zbulon gjendjen e Eljon Sotës: Do të operohet në Barcelonë, ndaj Tiranës kërkojmë të jemi në nivelin tonë

Nevil DedeNevil Dede ka folur në prag të ndeshjes që Egnatia do të zhvillojë me Tiranën ditën e nesërme, sfidë…

14 minutes ago

ASH: Dimitrievski wields greater influence in the government despite having fewer lawmakers

Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…

15 minutes ago

The killing of Arlinda Zekaj renews calls for resignations and reforms in the police and justice systems

Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht…

15 minutes ago

You will end up like Arlinda”: Mitrovica hospital director arrested over allegations of threatening his wife

Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës,…

16 minutes ago

Biberaj: The Democratic Party has reached its lowest point since its founding; we supported Berisha’s return, but it was not the right solution

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, ka komentuar protestën studentore, duke…

17 minutes ago