sport

David de Gea refuzon transferimin te Nottingham Forest

David De Gea vazhdon të kërkojë një ekip të ri pas tetë muajsh pasigurie që nga përfundimi i kontratës së tij me Manchester United. Gjatë gjithë kësaj periudhe ai ka marrë oferta të ndryshme nga skuadra të ndryshme, edhe pse asnjëra nuk ka arritur ta bindë spanjollin.

Propozimi më i fundit erdhi nga Nottingham Forest, një klub i Ligës Premier. Megjithatë, sipas raportimeve nga The Athletic, De Gea e ka refuzuar këtë ofertë, me arsyetimin se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tij. Forest më në fund nënshkroi Matz Sels, portierin belg nga Strasburgu, në ditën e fundit të transferimeve.

Të lidhura

None found

De Gea ka qenë cak i thashethemeve të shumta që e lidhin atë me klube të ndryshme muajt e fundit. Në Angli pati spekulime për mundësinë e rikthimit të tij në Old Trafford pas një paraqitjeje zhgënjyese nga Andre Onana, por ky opsion humbi fuqinë me kalimin e kohës.

Një tjetër klub i Ligës Premierqë shfaqi interesim në dhjetor ishte Newcastle, pas lëndimit afatgjatë të portierit anglez Nick Pope, megjithëse në fund nuk u materializua asnjë marrëveshje.

Edhe pse lëndimi afatgjatë i Courtois në Real Madrid dukej se i hapi një derë atij, klubi imadrilen zgjodhi Kepa Arrizabalagan në vend të tij. Për momentin, opsionet e De Geas janë të pasigurta, madje përmendet edhe mundësia e daljes në pension të portierit. Nëse ai vendos të mbetet aktiv, destinacioni i tij më i mundshëm mund të jetë Saudi Pro League, ku klubet e Arabisë Saudite kanë treguar interes të fortë për nënshkrimin e tij.

Skuadra si Al Hilal i Neymar, Al Nassr i Cristiano dhe Al Shabab i Ivan Rakitic kanë kontaktuar me portierin me përvojë, ndonëse ende nuk kanë arritur një marrëveshje. /Telegrafi/

të fundit

Vlashent Sata pjesë e “Big Brother VIP”? Ja si përgjigjet këngëtari

Këngëtari dhe kompozitori, Vlashent Sata, ka folur së fundmi për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, një format…

4 minutes ago

Nga triumfi evropian te shkarkimi i dhimbshëm, Mourinho rikthehet në Romë si kundërshtar

Jose Mourinho do të rikthehet në stadiumin “Olimpico” të mërkurën, por këtë herë në stolin kundërshtar.Trajneri portugez do të jetë…

6 minutes ago

Zelensky propozon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse, nëse Moska nuk godet më infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Presidenti ukrainas kërkon ulje të ndërsjellë të tensioneve dhe garanci konkrete nga Rusia. Deklarata vjen pas kritikave të Donald Trump…

7 minutes ago

Bessent: Administrata Trump do ta zbatojë marrëveshjen për naftën ruse duke përdorur të gjitha kompetencat ligjore

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump do të zbatojë marrëveshjen për naftën ruse, duke u mbështetur në autoritetin ligjor ekzistues.…

7 minutes ago

Klekovski: 30 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur në vend

Kanë arritur 30 mijë vaksina kundër gripit nga prodhues evropianë dhe koreanojugorë, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, i cili…

16 minutes ago

Accident inside the Tirana-Elbasan tunnel, entrance temporarily blocked

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele brenda tunelit Tiranë-Elbasan. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi…

19 minutes ago