Në studimin e KPMG-së, krahas mbretërimit të Haaland, si lojtari më i vlefshëm, apo “harresës” së Vinicius i cili është jashtë 50-ës, shfaqen edhe vlerësimit e skuadrave kryesore të futbollit.
Në 10-shen e para vihet re një dominim i klubeve të Premier League. Man.City, Chelsea, United dhe Liverpool zënë katër vendet para dhe Tottenham i teti. Edhe pse “spurs” janë skuadra, vlerësimi i të cilëve ka rënë më së shumti.
Më pas në këtë rënie negative është edhe Barcelona e cila renditet e 10, vlera aktuale e së vilës është 701 milion euro, pas Real Madridit i shtati me 815 milion euro dhe Atletico Madridit i nënti me 7115 milion euro.
Kështu, kriza Blaugrana ka bërë që ata të humbin 20% të vlerësimit të stafit të tyre. Ndërkohe Reali ka rritjen e dytë më të madhe, 27% pas Chelsea me 42%, kampion i Evropës. /Albeu.com