Inaki Williams i pandalshëm. Me paraqitjen e sotme kundër Celta Vigos, sulmuesi spanjoll i Athletic Bilbao ka arritur gjashtë vite radhazi pa humbur asnjë ndeshje në La Liga.
Futbollisti, i cili ndër të tjera mban edhe rekordin si lojtari më i shpejtë në ligë, doli në fushë për 224 ndeshje radhazi. Asnjëherë i dëmtuar, asnjëherë i skualifikuar, asnjëherë i lënë në shtëpi nga trajneri. Shifra vërtet mbresëlënëse./ h.ll/albeu.com