sport

Reja: Shqipëria po punon mirë, ka entuziazëm, i gjithë kombi shqiptar na mbështet

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka dhënë një intervistë për televizionin italian RAI, ku ka folur ndër të tjera edhe për eksperiencën e tij me kuqezinjtë dhe për karrierën e gjatë.

Tekniku i njohur ka deklaruar se ndihet mirë që punon me të rinjtë dhe se ka ende shumë energji për të vazhduar aventurën në krye të stolit të skuadrës, përcjell FrontOnline.

Të lidhura

None found

“Derisa të kem këtë energji, entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, do të bëjë. Të punoj me të rinjtë të përmirëson, jo thjesht në aspektin fizik, por mbi të gjitha në aspektin mendor”, – u shpreh Reja në intervistën e tij për “Tgr Rai FVG”, që është dega e televizionit italian për zonën e Friulit dhe Venecias.

Ndërkaq, trajneri i Shqipërisë vlerëson punën që po bëhet me ekipin kombëtare dhe thekson se mbështetja është shumë e madhe nga të gjithë për t’u përmirësuar vazhdimisht në të ardhmen në drejtim të lojës dhe rezultateve.

“Kombëtarja shqiptare po punon mirë, ka shumë entuziazëm përreth ekipit, i gjithë kombi shqiptar na mbështet dhe na qëndron pranë. Është e qartë që duhet ende të përmirësojmë strukturat e lojës, të përmirësohen mbi të gjitha në aspektin taktik”, – tha Reja, teksa shtoi edhe një batutë për debutimin e tij në stadiumin e famshëm “Uembi” si trajner i kombëtares shqiptare.

“Të bësh debutimin në Uembli, në një stadium me 80 mijë tifozë kundër Anglisë, me gjithë ata yje në fushë, në moshën time është një nga gjërat më të bukura që kam përjetuar në botën e futbollit në fakt”, – tha ndër të tjera tekniku i përfaqësueses shqiptare.

Tags: reja

të fundit

Flick ndryshon planet, gjashtë futbollistë të Barcelonës me të ardhme të paqartë këtë verë

Hansi Flick ka vendosur të ndryshojë dinamikën e punës për gjashtë futbollistë të Barcelonës, të cilët ende nuk e kanë…

13 minutes ago

KEK-u ndal Njësinë A4 pas konstatimit të rrjedhjes së gazit në gjenerator

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar më 11 gusht 2026,…

13 minutes ago

Lirimi i Robert Gilmanit nga Rusia, një “dhuratë” për Trumpin? Analiza e “Sky News” zbulon mesazhin e Putinit

Rusia ka liruar ish-marinsin amerikan Robert Gilman pas më shumë se katër vitesh burgim, në një lëvizje që shihet si…

13 minutes ago

Situata e zjarreve në vend/ 9 vatra janë aktive, në terren 167 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor!

Ministria e Mbrojtjes shprehet se 25 vatra zjarri janë raportuar në vend gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 9 prej…

14 minutes ago

Under heavy security, Kristian Sterjo arrives in court for the fatal shooting of 20-year-old Joan Zuko

Këtë të mërkurë, ka mbërritur në Gjykatën e Korçës Kristian Sterjo, 20-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Johan Zukos. Sterjo…

17 minutes ago

Incidents in Novorossiysk and Chittagong heighten risks for commercial shipping

Dy incidente të ndara kanë ngritur shqetësime të reja për sigurinë e transportit tregtar në ujërat ndërkombëtare. [...] Read More...…

17 minutes ago