Njësia A4 është nxjerrë nga operimi në mënyrë të kontrolluar më 11 gusht 2026, në orën 00:00, pasi në gjenerator u konstatua rrjedhje e gazit të hidrogjenit (H₂), pranë kushinetës nr. 7, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
None found
KEK-u ka sqaruar se ky veprim u ndërmor për parandalim dhe në përputhje me standardet e sigurisë teknike, në mënyrë që të krijoheshin kushtet për inspektimin e pajisjes dhe kryerjen e ndërhyrjeve të nevojshme.
Menjëherë pas ndaljes, ekipet profesionale nisën verifikimin e gjendjes teknike, përcaktimin e burimit të rrjedhjes dhe punën për zgjidhjen e problemit.
Sipas korporatës, Njësia A4 do të vihet sërish në funksion pasi të përfundojnë kontrollet dhe ndërhyrjet teknike dhe të vërtetohet se janë plotësuar kushtet për operim të sigurt.
Publiku do të njoftohet në kohë për çdo zhvillim të mëtejshëm, përfshirë edhe momentin kur njësia do të rikthehet në operim, ka bërë të ditur KEK-u.
LSDM ka vazhduar me akuzat ndaj Hristijan Mickoskit në lidhje me Alta Bankën. Nga kjo parti thonë se "sa më…
Seanca gjyqësore ndaj ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të…
Zbulimet po zgjerohen në lidhje me ish-drejtorin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen për…
Nuk ka para për studentët dhe mbrojtjen e grave, por ka miliona për lukset e partisë dhe marketingun, akuzon qeverinë…
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së premtes ka nisur procesi…
Ushtarët nga Gjermania, Hungaria, Italia dhe Rumania, të cilët shërbejnë në kuadër të Batalionit Rezervë Taktik të Kosovës (KTRBN), kanë…