Reali ka fituar minimalisht ndeshjen përballë Real Betisit e vlefshme për javën e tretë të La liga-s.
Sfidën e zhbllokoi mbrojtësi i djathtë i Realit, Dani Carvajal i cili shënoi një gol të bukur ‘volley’ në minutën e 61-të, pas një asistimi nga Benzema.
Ky gol i Carvajal do të vendoste edhe fatin final të takimit, duke rrëmbyer një fitore të rëndësishme për startin e kampionatit.
Real Madridi tani pozicionet momentalisht si lider i tabelës me shtatë pikë të mbledhura pas tre ndeshjeve të para.