Reali mban kampionatin të hapur, një kryevepër e Valverde rrëzon Bilbaon

Real Madridi arkivon eliminimin në Ligën e Kampionëve me fitoren ndaj Athletic Bilbaos në ndeshjen e javës së 32-të të La Ligës.

Pa Mbappen e pezulluar, Blancos siguruan një fitore 1-0 në minutën e 93-të, falë një kryevepre të vërtetë të Valverde.

Formacioni i drejtuar nga Ancelotti u rikthye në -4 nga Barcelona, ​​kundërshtari i tyre i radhës edhe në finalen e Kupës së Mbretit(e shtunëm 26 prill). Kampionati mbetet i hapur.

Reali me këtë fitore ngjitet në kuotën e 69 pikëve, ndërkohë që Bilbao mbetet me 57 pikë.


Shtuar 20.04.2025 23:08