Reali marrëveshje shumëmilionëshe për stadiumin e ri, 400 milionë në vit

Real Madrid ka mbyllur një marrëveshje për 25 vjet me kompaninë amerikane Legends, e cila merret me ngjarje sportive, transmeton Vozpopuli.

Rreth 400 milionë në vit do të shkojnë në arkën e klubit për dhënien me koncesion të objektit për evente të ndryshme që nuk do të kufizohen vetëm në ndeshjet blancos por edhe në sporte të tjera, si dhe koncerte e konferenca.

Për ta lejuar këtë pa dëmtuar terrenin, fusha do të tërhiqet. Gjithashtu, impianti i ri do të jetë i pajisur me një çati të lëvizshme dhe për këtë arsye i përdorshëm edhe në ditët me shi. /albeu.com/


Shtuar 27.01.2022 21:25