Reali i ka thënë Mbappes se dyert e klubit janë përgjithmonë të mbyllura për të

Real Madridi i ka thënë shoqëruesve të Kylian Mbappe se dyert e klubit janë përgjithmonë të mbyllura për të, sipas Tomas Gonzalez Martin të ABC.

Kushdo që të jetë presidenti i Madridit, klubi nuk do të nënshkruajë me Mbappe.

Kryesia e Klubit Mbretëror beson se me vazhdimin e kontratës me PSG-në, Mbappe ka kryer një tradhti. Mbappe u premtoi se do t’i bashkohej, por e theu fjalën.

Sipas raportimeve të fundit, 23-vjeçari do të vazhdojë kontratën me PSG-në deri në vitin 2025. Ai do të marrë një pagë të madhe dhe gjithashtu do të marrë pjesë në vendimmarrje në klub.

Miguel Angel Diaz raporton se lojtarët madrilen janë të zhgënjyer që Mbappe vendosi të qëndrojë në Paris. /albeu.com/


Shtuar 21.05.2022 20:29