Real Madridi vazhdoi serinë perfekte duke marrë suksesin e gjashtë radhazi, këtë herë në transfertën ndaj Racing Santanderit.
Ekipi madrilen zhvilloi një ndeshje të kontrolluar dhe fitoi me rezultatin 0-3.
None found
Avantazhi i “Los Blancos” erdhi në minutën e 11-të, kur Kylian Mbappe u ndal me faull brenda zonës. Gjyqtari akordoi penallti dhe francezi u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Jude Bellingham dyfishoi shifrat në minutën e 21-të, pasi dribloi portierin kundërshtar dhe e dërgoi topin në rrjetën e pambrojtur.
Golin e tretë dhe përfundimtar për Realin e shënoi Yan Diomande në minutën e 36-të, me një goditje spektakolare nga distanca.
Madrilenët patën mundësi të shënonin edhe të paktën dy herë të tjera, por nuk arritën t’i konkretizonin rastet e krijuara.
Racing Santander fitoi një 11-metërsh pas prekjes së topit me dorë nga Tchouameni, por vendimi u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it, i cili përcaktoi se prekja ishte e paqëllimshme.
Me këtë fitore, Real Madridi ngjitet në kuotën e 27 pikëve, tri më pak se Barcelona kryesuese. Racing Santander mbetet në vendin e 16-të me 11 pikë.
Të paktën 22 të burgosur politikë në Bjellorusi po mbahen në spitale psikiatrike, ku u nënshtrohen trajtimeve të detyrueshme pa…
Një protestuese e pranishme para Kryeministrisë ka mbajtur një fjalim të ashpër, duke kundërshtuar mënyrën se si Policia e Shtetit…
Kreditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ndërsa qytetarët dhe kompanitë përballen me norma më…
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, feston sot një ditë të veçantë, 40-vjetorin e lindjes. Ka qenë vetë…
Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për pretendimet…
Disa të rinj janë përballur me Avokatin e Popullit, Endrit Shabani, teksa ky i fundit ndodhej në një kafene duke…