Real Madridi siguroi triumfin e tretë radhazi në La Liga, duke e mundur Malagën me rezultatin bindës 4-0.
Ekipi i Jose Mourinhos mbajti nën kontroll takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 19-të. Pas një aksioni individual, Jude Bellingham e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës.
None found
VAR-i shqyrtoi fillimisht golin, i cili më pas u konfirmua me ndihmën e teknologjisë. Në minutën e 26-të, epërsia e Realit u thellua në 2-0, pasi Alfonso Herrero realizoi autogol pas një devijimi të pafat.
Madrilenëve iu deshën vetëm katër minuta të tjera për të gjetur sërish rrjetën. Trent Alexander-Arnold asistoi për Kylian Mbappen, i cili pa vështirësi shënoi golin e rezultatit 3-0.
Edhe pas pushimit, Reali vijoi ta administronte lojën. Në minutën e 55-të, Bellingham iu afrua golit të tij të dytë personal, por tentativa e tij u ndal nga shtylla.
Rasti i mirë i Malagës për të ngushtuar diferencën erdhi në minutën e 64-t, kur goditja e Juan Cruz përfundoi shumë pranë portës.
Pas disa ndryshimeve të kryera nga Mourinho, Arda Guler u aktivizua në minutën e 87-të. Vetëm katër minuta pas hyrjes në fushë, futbollisti turk u tregua i qetë përballë portierit dhe shënoi për rezultatin përfundimtar 4-0.
Me këtë tjetër fitore të thellë, Real Madridi ruan bilancin perfekt pas tri xhirove dhe udhëheq La Ligën me nëntë pikë.
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…