Categories: sport

Real Madridi sulmon Javier Tebasin: Është kthyer në një kundërshtar të përhershëm të klubit

Real Madridi ka dalë me një qëndrim të fortë ndaj presidentit të La Ligës, Javier Tebas, të cilin e akuzon se po e shfrytëzon detyrën institucionale për të sulmuar dhe zhvlerësuar vazhdimisht klubin madrilen.

Përmes një deklarate zyrtare, klubi spanjoll e ka konsideruar sjelljen e Tebasit “të patolerueshme”, ndërsa ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si ai po e përmbush funksionin e tij.

Të lidhura

None found

“Për Real Madridin është e papranueshme që presidenti i La Ligës të përdorë autoritetin e tij institucional për të sulmuar dhe denigruar vazhdimisht klubin tonë, siç ndodh në secilën deklaratë të tij publike”.

Sipas klubit, është shqetësuese që drejtuesi që duhet të përfaqësojë dhe të mbrojë interesat e të gjitha skuadrave të La Ligës e ka vëmendjen të përqendruar vazhdimisht te Real Madridi.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese që personi i ngarkuar me përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të të gjitha klubeve të La Ligës shfaq një fiksim obsesiv ndaj Real Madridit, duke e kthyer skuadrën tonë në shënjestër të vazhdueshme të sulmeve të tij publike”.

Klubi madrilen e ka cilësuar veçanërisht të rëndë reagimin e fundit të Tebasit, i cili komentoi një shkrim të publikuar nga një gazetar i pavarur në një medium digjital.

“Ndërhyrja e tij e fundit është veçanërisht serioze dhe e pakuptueshme, si dhe e padenjë për një administrator të përgjegjshëm, pasi lidhet me komentimin e një artikulli të një gazetari të pavarur në një medium digjital. Megjithatë, ai zgjodhi të reagonte kundër klubit tonë dhe të kritikonte strategjinë tonë sportive, një qëndrim krejtësisht absurd dhe të papërgjegjshëm”.

Real Madridi e ka zgjeruar kritikën, duke pretenduar se veprimet e presidentit të La Ligës po dëmtojnë edhe imazhin e futbollit spanjoll.

“Është befasuese që presidenti i La Ligës përdor kohën dhe kanalet e tij personale për të diskredituar publikisht Real Madridin, në vend që të shfrytëzojë pozitën e tij për të ndërtuar besim te institucionet që duhet të garantojnë paanshmërinë e garës”.

Klubi ka kërkuar gjithashtu një drejtues që ta menaxhojë siç duhet futbollin profesionist në Spanjë dhe të respektojë parimin e neutralitetit.

“Përballë kësaj sjelljeje të vazhdueshme dhe të papërshtatshme, besojmë se futbolli profesionist spanjoll ka nevojë urgjente për një lider të aftë për ta drejtuar garën dhe për t’i dhënë asaj mundësinë të shfrytëzojë plotësisht potencialin e saj, duke respektuar detyrimin themelor për neutralitet”.

“Presidenti i La Ligës nuk është pronar i garës, por administrator i saj dhe shërbëtor i klubeve që e përbëjnë atë dhe që i kanë besuar drejtimin. Ne, klubet, kemi nevojë për një person që do ta përmbushë me ndershmëri këtë mision”, thuhet në komunikatë./

të fundit

MPB raporton 11 denoncime për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë shtetit janë regjistruar 11 denoncime për dhunë në familje.Nga Ministria e…

2 minutes ago

SDSM: Delayed salaries show the dire state of public finances as debt continues to rise

Mes skandalit të Bankës Alta, pagesat e pagave po vonohen në disa institucione shtetërore, përfshirë kompaninë më të madhe të…

11 minutes ago

Tax evasion of more than €1 million / Fier Prosecutor’s Office sends Sekilda company to trial, administrator accused of concealing income

Prokuroria e Fierit, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kompaninë “Sekilda” sh.p.k. dhe administratorin e saj, Seferin Lazeraj,…

12 minutes ago

US offers up to $20 million for information on Iran’s nuclear activity, Iron Gate Task Force created

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për këdo që ofron informacione mbi programin bërthamor…

12 minutes ago

Students’ next move revealed, professors also involved in talks

Studentët po i japin një dimension të ri organizimit të tyre, duke nisur ngritjen e forumeve të përbashkëta të diskutimit…

13 minutes ago

Burim Ramadani: Pushteti mbështetet vetëm te propaganda

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka kritikuar pushtetin, duke e akuzuar për propagandë dhe mungesë të rezultateve konkrete në përmirësimin…

13 minutes ago