Categories: sport

Përplasje e fortë në Spanjë: Real Madridi kërkon largimin e Javier Tebasit pas krahasimit me propagandën naziste

Real Madridi ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Javier Tebasit nga drejtimi i La Ligës, pas komenteve të tij të cilësuara nga klubi si të papranueshme dhe kontroverse.

Përmes një deklarate zyrtare, klubi madrilen ka dënuar krahasimin e bërë nga Tebasi mes mënyrës së veprimit të drejtuesve të Real Madridit dhe metodave të Joseph Goebbelsit, ministrit të Propagandës në regjimin nazist.

Të lidhura

None found

Sipas Real Madridit, në këtë paralelizëm presidenti i La Ligës ka përfshirë edhe televizionin zyrtar të klubit.

Klubi ka kërkuar që Tebasi të japë dorëheqjen edhe nga posti i zëvendëspresidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës.

“Në përgjigje të deklaratave të Javier Tebasit, president i La Ligës dhe zëvendëspresident i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës, përmes të cilave ai barazon metodat e veprimit të drejtuesve të Real Madridit me ato të përdorura nga Joseph Goebbels, ministri i Propagandës në regjimin nazist, ndërsa televizionin e Real Madridit e paraqet si pjesë të kësaj strategjie të supozuar, Real Madridi kërkon dorëheqjen e tij të menjëhershme nga të dyja postet”, thuhet në komunikatën e klubit.

Real Madridi ka theksuar se do të vijojë të mbrojë interesat dhe imazhin e tij institucional. Në të njëjtën kohë, klubi kërkon që çështja Negreira, një prej skandaleve më të mëdha të futbollit spanjoll, të zbardhet plotësisht.

“Real Madridi do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe prestigjin e tij institucional, të kërkojë zbardhjen e plotë të çështjes Negreira, si dhe rigjenerimin e nevojshëm të futbollit spanjoll”, përfundon reagimi.

të fundit

Atletico Madridi shqyrton pesë alternativa në rast të largimit të Julian Alvarezit

Atletico Madridi ka nisur të shqyrtojë alternativat për një zëvendësues të mundshëm të Julian Alvarezit, në rast se sulmuesi argjentinas…

16 minutes ago

Samsung synon të prezantojë robotin e parë humanoid në janar 2027

Samsung Electronics po përgatitet të hyjë në garën globale të robotëve humanoidë, duke planifikuar prezantimin publik të prototipit të saj…

16 minutes ago

Protesta kombëtare kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ditën e sotme, qytetarët janë mbledhur edhe në një protestë kombëtare kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.…

20 minutes ago

Rrugët e Maqedonisë»: Hiqen ndalesat për automjetet e rënda

Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale ka punuar në mënyrë aktive për të ruajtur sigurinë…

21 minutes ago

Kosova luan sot ndaj Maltës miqësoren e parë të grumbullimit

Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave zhvillon sot ndeshjen e parë miqësore në kuadër të grumbullimit të nëntorit, ku…

22 minutes ago

U godit nga uji me presion gjatë protestës, bashkëshortja thirrje për drejtësi: Brikeni po lufton me jetën në Spitalin e Traumës

Përmes një mesazhi prekës, Marjonela Krosi, bashkëshortja e 34-vjeçarit Briken Tuci, i cili u godit dje me ujë nga autoboti…

25 minutes ago