sport

Real Madridi shënon golin e fitores në shtesë dhe fiton ndaj Barcelonës

Real Madridi dhe Barcelona kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare, ku mbretërit fituan me rezultat 3-2 në El Clasicon e vlefshme për javën e 32-të të La Ligas.

Katalunasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke gjetur rrjetën që në rastin e parë.

Zhvillohej minuta e gjashtë kur Raphinha harkoi në zonë dhe gjeti Andreas Christensen, i cili ke kokë shënoi për 1-0.

Luka Modric tentoi të barazojë, ndërsa Lamie Yamal të shtojnë epërsinë, por asnjëri nuk ishte i saktë.

Në minutën e 16-të, Pau Cubarsi ndali në zonë Lucaz Vazquezin, për të akorduar penallti.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Vinicius Junior që mposht Andre ter Stegenin për 1-1.

Barcelona u lëshua në sulm dhe u duke sikurse shënoi, kur Yamal devijoi një top drejt porte, por që Andriy Lunin ishte në vijën e portës dhe largoi topin. Pasi i rishikua në VAR, gjyqtarët vendosën që topi nuk e ka kaluar vijën.

Në fund të pjesës së parë, Ilkay Gundogan, tentoi nga një goditje dënimi, por që topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Plot 15 minuta të pjesës së dytë ishin të qeta dhe pa raste, ku një tentim të plogësht e kishte Fermin Lopez, por larg jashtë porte.

Në minutën e 69-të, Barcelona mori epërsinë, kur Fermin Lopez nga afër shënoi për 2-1.

Por nuk vonoi shumë dhe mbretërit kthyen baraspeshën në rezultat, kur Vinicius asistoi te Vazquez, i cili me një gjuajtje të bukur nga brenda zonës arriti të shënojë për 2-2.

Braziliani në fortë ka mundur të shënojë golin e dytë në minutën e 78-të, por nga kundërsulmi i shpejtë, gjuajtja e tij u ndal nga Ter Stegen.

Real Madrid është shumë afër titullit pasi që ka 81 pikë, 11 më shumë se Barcelona që ka 70 pikë, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund.

të fundit

Spiropali nderon kujtimin e Dom Ndre Mjedës, në përvjetorin e largimit nga jeta: Vepra e tij, ishte një gur themelimi në ndërtimin e identitetit kombëtar

Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka nderuar figurën e klerikut Dom…

1 hour ago

Diddy drejt lirimit? E papritura: Prokurorët kërkojnë më shumë se 5 vite dënim

Prokurorët kanë kundërshtuar kërkesën e Diddy-t për lirim nga burgu, e cila u paraqit disa ditë më parë nga ekipi…

2 hours ago

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje vendin e kanë martesat, Rama publikon pamje nga Thethi

Disa javë pas aksionit të IMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje…

2 hours ago

DW: Gjykata e BE-së vendos kundër Italisë për skemën e kampeve të emigrantëve në Shqipëri, Meloni kritika për vendimin

Gjykata e Lartë e Evropës të premten vuri në pikëpyetje legjitimitetin e listës së “vendeve të sigurta” që Italia përdor…

2 hours ago

G Bani përjashtohet nga festivali në Drenas pas deklaratës së tij në TikTok

Deklarata e fundit e G Bani në rrjetin social TikTok ka sjellë pasoja të menjëhershme për të. Në një video…

3 hours ago

Kodi i ri Penal/ Reagon BE-ja: Nuk kemi qenë pjesë e ekspertëve, jemi të shqetësuar nga ndryshimet!

Bashkimi Evropian ka marrë njoftim mbi prezantimin e projekt-amendamenteve të Kodit Penal, rezultat i punës së një grupi ekspertësh të…

3 hours ago