Real Madridi refuzon ofertën e parë për Eden Hazard

E ardhmja e Eden Hazard duket se është shumë larg Real Madridit. 30-vjeçari belg ka kontratë deri në vitin 2024 dhe nuk ka arritur të bëjë mirë te Real Madridi për shkak të lëndimeve të vazhdueshme.

Është folur në më shumë se një rast për largimin e tij nga Bernabéu dhe tani, me tregun e dimrit në pragun e derës. Një largim i mundshëm nga Hazard po kumbon sërish fort.

Belgu kërkohet në Premier League dhe The Sun siguron se West Ham është shumë i interesuar për Hazard deri në atë pikë sa do të kishte bërë një ofertë prej 25 milionë eurosh. Një shumë parash që do të ishte refuzuar nga Real Madridi që do të kërkonte dyfishin, 50 milionë euro, për të lënë sulmuesin të largohej. /albeu.com


Shtuar 10.12.2021 10:46