sport

Real Madridi po monitoron situatën e yllit të Leipzigut, ka klauzolë prej 60 milionë eurosh

Real Madridi po vazhdon me misionin e tyre për të ndërtuar një super skuadër, pas asaj të vitit 2000 që njihej ndryshe me emrin ‘Galactico’.

Yje si Kylian Mbappe, Alphonso Davies dhe Endrick Felipe duket se do t’i bashkohen projektit të madrilenëve këtë verë, ndërsa edhe marrëveshje tjera janë duke u konsideruar për të ardhmen gjithashtu.

Të lidhura

None found

Sipas Estadio Deportivo, një lojtar që po përcillet nga Real Madridi është ylli spanjoll i Leipzigut, Dani Olmo.

25-vjeçari së fundmi shkëlqeu për Leipzigun në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit, dhe duket se zyrtarët e klubit e kanë vërejtur talentin që ka reprezentuesi spanjoll.

Olmo është një ish-pjesëtar i akademisë së Barcelonës, La Masia, nga ku u largua në vitin 2015 për tu bërë pjesë e Dinamo Zagrebit, para se të transferohej në Gjermani pesë vite më vonë.

Raporti gjithashtu shton se Olmo ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij me ekipin gjerman.

Olmo do të ishte një opsion shumë i mirë për Real Madridin, kjo duke marrë parasysh faktin se ai mund të mbulojë disa pozicione në fushë. /Telegrafi/

të fundit

Egnatia merr dhuratë speciale nga UEFA, disa orë përpara ndeshjes së Conference League

EgnatiaKur jemi ende disa orë larg ndeshjes që Egnatia do të zhvillojë në “Air Albania” përballë Lincoln Red Imps, e…

8 minutes ago

Calafiori zbulon filozofinë e Artetas: “Kërkesa, kërkesa dhe sërish kërkesa

Mbrojtësi i Arsenalit, Riccardo Calafiori, ka folur për përvojën e tij të punës me trajnerin Mikel Arteta, duke vlerësuar ndikimin…

9 minutes ago

Saimir Korreshi në Kuvend: O Pelesh, dëgjon nga veshi i majtë? Po riktheni diktaturën me ligjin për tubimet!

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kritikuar në Kuvend kryetarin e Parlamentit, Niko Peleshi, dhe mazhorancën, duke e akuzuar…

9 minutes ago

Pochettino sqaron situatën e Fernandes te Manchester United pas dopietës ndaj Sportingut

Mauricio Pochettino ka komentuar situatën e paqartë të Bruno Fernandesit te Manchester United, pas paraqitjes vendimtare të kapitenit në barazimin…

9 minutes ago

Gjykata Kushtetuese zgjedh kryetarin e ri më 2 dhjetor, Kostadinovskit i skadon mandati

Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të zgjedh kryetar të ri, pasi që kryetarit aktual Darko Kostadinovski i mbaron mandati…

11 minutes ago

Kuvendi i Kosovës emëron anëtarët e rinj të Bordit të RTK-së, ja kush janë

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të rinj të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ndërsa procesi për plotësimin e…

16 minutes ago