Categories: sport

Dani Olmo i kundërpërgjigjet Real Madridit: Duan të krijojnë trazira te Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, u është përgjigjur kritikave që vijnë nga Real Madridi, teksa ka akuzuar rivalin se synon të shkaktojë zhurmë dhe të prishë qetësinë në klubin katalanas pas një sezoni pa trofe.

Të lidhura

None found

Në një prononcim për RAC1, lojtari i kombëtares spanjolle nënvizoi se Barcelona është e fokusuar vetëm te rezultatet pozitive, pavarësisht klimës gjithnjë e më të tensionuar mes dy klubeve të mëdha.

“Është normale që ata të duan të bëjnë zhurmë në një mënyrë apo në një tjetër”.

“Kemi kaluar dy vite me shumë trofe, duke dominuar në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Është normale që ata të duan të destabilizojnë gjërat, por ne jemi të përqendruar te loja jonë dhe te vazhdimi i fitoreve”, deklaroi Olmo.

Reagimi i tij erdhi pasi Real Madridi depozitoi një ankesë ndaj Barcelonës për çështjen Negreira.

Në të njëjtën kohë, klubi madrilen ka ndërmarrë lëvizje të rëndësishme në afatin kalimtar të verës, duke caktuar Jose Mourinhon në postin e trajnerit dhe duke afruar Denzel Dumfries, Marc Cucurella, Bernardo Silva dhe Ibrahima Konate./

të fundit

Beogradi rikonfirmon para admiralit të NATO-s qëndrimin mosnjohës ndaj Kosovës

Serbia ka përsëritur qëndrimin e saj mosnjohës ndaj Republikës së Kosovës edhe në një takim të nivelit të lartë ushtarak…

6 minutes ago

Përurohet lapidari i ish-zërit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, në Negroc të Drenasit

Në fshatin Negroc të Drenasit po përurohet sot lapidari i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në ceremoninë e…

6 minutes ago

Kosova nxjerr në shitje obligacione 20 milionë euro

Ministria e Financave bën të ditur se më 3 dhjetor do të mbahet ankandi i 13-të i letrave me vlerë…

7 minutes ago

Sad/ former Socialist Party MP Ylli Ziçishti passes away

Ka ndërruar jetë sot më 26 nëntor mjeku i njohur Ylli Ziçishti. Ai ka qenë edhe deputet i Partisë Socialiste…

16 minutes ago

Mayor of Vau i Dejës Kristian Shkreli found guilty of electoral corruption, GJKKO issues sentence

Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka shpallur fajtor kryebashkiakun e Vaut të…

16 minutes ago

After the fire at the Kosova B substation, KEK clarifies: Responsibility lies with KOSTT

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj raportimeve mediatike për zjarrin në nënstacionin Kosova B, duke sqaruar se incidenti…

17 minutes ago