Categories: sport

Pochettino sqaron situatën e Fernandes te Manchester United pas dopietës ndaj Sportingut

Pas paraqitjes vendimtare të Bruno Fernandes në barazimin 2-2 kundër Sportingut në Ligën e Kampionëve, Mauricio Pochettino ka folur për të ardhmen e paqartë të kapitenit te Manchester United.

Mesfushori portugez shënoi dy herë ndaj ish-skuadrës së tij, duke treguar edhe një herë se sa i rëndësishëm është për klubin anglez, i cili po kalon një moment të vështirë.

Të lidhura

None found

Kontrata aktuale e Fernandes me United përfundon në fund të këtij sezoni, ndërsa raportimet sugjerojnë se drejtuesit e klubit i kanë ofruar tashmë një marrëveshje të re.

Kur u pyet nëse do të këmbëngulte që kapiteni të qëndronte në “Old Trafford”, Pochettino u shpreh se deri tani nuk ka patur asnjë bisedë për këtë çështje.

“Nuk ka pasur asnjë diskutim në këtë drejtim”, tha trajneri argjentinas, duke shtuar se për momentin prioritet është arritja e rezultateve pozitive dhe ngritja e nivelit të paraqitjeve të ekipit.

Ai e cilësoi Fernandesin si “një yll, një lojtar të jashtëzakonshëm me përvojë të madhe” dhe shprehu shpresën se kapiteni do të vazhdojë të shënojë gola për t’i ndihmuar skuadrës të fitojë ndeshje.

Në 343 paraqitje me fanellën e Manchester United, Fernandes ka shënuar 115 gola dhe ka dhënë 111 asistime. Ai gjithashtu mban rekordin me pesë çmime “Sir Matt Busby Player of the Year”, të cilat ndahen për lojtarin më të mirë të vitit në klub.

Vetëm gjatë këtij sezoni, portugezi ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime në 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

të fundit

Procesi gjyqësor për Lotarinë Shtetërore: Prokuroria nuk ka sjellë ende prova që implikojnë Artan Grubin

Dëshmitarët e thirrur nga vetë Prokuroria nuk kanë konfirmuar ndikimin e Artan Grubit në procedurën e blerjes së terminaleve elektronike…

2 minutes ago

Egnatia merr dhuratë speciale nga UEFA, disa orë përpara ndeshjes së Conference League

EgnatiaKur jemi ende disa orë larg ndeshjes që Egnatia do të zhvillojë në “Air Albania” përballë Lincoln Red Imps, e…

12 minutes ago

Calafiori zbulon filozofinë e Artetas: “Kërkesa, kërkesa dhe sërish kërkesa

Mbrojtësi i Arsenalit, Riccardo Calafiori, ka folur për përvojën e tij të punës me trajnerin Mikel Arteta, duke vlerësuar ndikimin…

12 minutes ago

Saimir Korreshi në Kuvend: O Pelesh, dëgjon nga veshi i majtë? Po riktheni diktaturën me ligjin për tubimet!

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kritikuar në Kuvend kryetarin e Parlamentit, Niko Peleshi, dhe mazhorancën, duke e akuzuar…

13 minutes ago

Gjykata Kushtetuese zgjedh kryetarin e ri më 2 dhjetor, Kostadinovskit i skadon mandati

Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të zgjedh kryetar të ri, pasi që kryetarit aktual Darko Kostadinovski i mbaron mandati…

15 minutes ago

Kuvendi i Kosovës emëron anëtarët e rinj të Bordit të RTK-së, ja kush janë

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të rinj të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ndërsa procesi për plotësimin e…

20 minutes ago