Kalimi i Rodrit nga Manchester City te Real Madridi duket se po shkon drejt dështimit, pasi dy klubet mbeten shumë larg arritjes së një dakordimi për shumën e transferimit.
Gazeta Sport raporton se, në një kthesë befasuese të zhvillimeve, operacioni për transferimin e mesfushorit në Madrid është ndalur për momentin, për shkak se nuk është gjetur gjuhë e përbashkët me Manchester Cityn.
None found
Edhe pse 30-vjeçari, fitues i Kupës së Botës, dëshiron të luajë në Santiago Bernabeu, Los Blancos nuk kanë mundur ta bindin Cityn që të pranojë ofertën e tyre financiare.
Negociatat ndodhen tashmë pranë kolapsit dhe mundësia për ta rikthyer marrëveshjen në rrugën e duhur varet nga një ofertë më e lartë e Real Madridit dhe nga ndërmarrja e hapave të rëndësishëm prej klubit spanjoll.
Kjo situatë e bllokuar i ka hapur rrugë Barcelonës që të përfshihet në garën për organizatorin spanjoll të mesfushës. Rodri e udhëhoqi La Rojan drejt trofeut të Kupës së Botës 2026, ndërsa në të njëjtin turne u shpall edhe fitues i Topit të Artë.
Barça ka nisur tashmë kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit për të shqyrtuar mundësinë e një transferimi. Klubi kërkon një mesfushor mbrojtës të nivelit të lartë, pasi Frenkie de Jong vuan nga një dëmtim në gju.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…