Real Madridi ka frikë se ylli i tyre do të kërkojë largimin pas finales ndaj Dortmundit

Real Madridi pritet që të t’i ofrojë një kontratë të re deri në verën e vitit 2029 portierit ukrainas, Andriy Lunin, por tashmë ka disa dyshime nëse ai do të mbetet pjesë e klubit.

Dukej se ai do të garonte me Thibaut Courtois për një fanellë titullari sezonin e ardhshëm, por pasi belgu u rikuperua nga një lëndim i rëndë ai duket se do të startojë nga minuta e parë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit.

Sipas Relevo, Lunin nuk është i lumtur me faktin se ai do të jetë në bankën rezervë në finale ndaj Dortmundit, pasi ai ishte në radhë të parë njëri prej arsyejeve kryesore pse Real Madridi në fakt erdhi deri këtu.

Teksa nuk është faji i askujt që ai tashmë është izoluar pasi po rikuperohet nga gripi, fakti që ai do t’i bashkohet pjesës tjetër të bashkëlojtarëve vetëm ditën e ndeshjeve, do t’i ulë gjasat që ai të jetë titullar.

Lunin ishte i etur që të qëndronte në kryeqytetin spanjoll këtë verë, por Real Madridi ka frikë se situata e tij para finales së Ligës së Kampionëve mund të bëjë që ai të kërkojë largimin, pasi babai dhe agjenti i tij mund ta këshillojnë që ta bëjë këtë.

Një pjesë e arsyes pse ‘Los Blancos’ ishin të përkushtuar që t’i dhurojnë ukrainasit një kontratë të re afatgjatë ishte për të mbrojtur veten ndaj kësaj mundësie.

Në rast se Lunin kërkon largimin, klubi me gjasë do të kërkojë një shifër të madhe parash për ta lejuar largimin e 25-vjeçarit./Telegrafi/


Shtuar 31.05.2024 16:40