Me më shumë se 540 ndeshje në mbrojtje të Real Madridit, Marcelo do të largohet nga bardhezinjtë në fund të sezonit.
Reali ka piketuar Fran Garcian, nga Rayo Vallecano, siç thekson Marca . Anësori i Vallecano-s, ka luajtur 31 ndeshje këtë sezon në skuadrën madrilene, duke qenë një figurë e rëndësishme.
Me kontratë deri në vitin 2025, Real Madrid ka ende 50% të kartonit të lojtarit, për të cilin një operacion për nënshkrimin e tij nuk do të kushtonte shumë në arkat e Madridit. /albeu.com/