Real Madridi humb Asensio-n për finalen e Superkupës

Marco Asensio nuk do të mund të luajë në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Club në Riad, për shkak të një dëmtimi muskulor të pësuar në gjysmëfinalen nga i cili nuk është rikuperuar me kohë.

Carlo Ancelotti kishte shpresa deri në seancën e fundit stërvitore për të qenë në gjendje të llogariste  Asension, i cili ishte vendosur në njëmbëdhjetëshen startuese në ndeshjet e fundit.

Real Madridi nuk ka dhënë një raport mjekësor, por burime të klubit konfirmojnë për Efe humbjen e Asensio-s, i cili e mbylli me probleme ndeshjen gjysmëfinale ndaj Barcelonës dhe që prej asaj kohe është në duart e fizioterapistëve me synimin për t’u rikuperuar për në finale.

Humbja e Asensio prish planet e Carlo Ancelottit në treshen sulmuese. Gjithçka tregon se braziliani Rodrygo Goes do të jetë i zgjedhuri për të zënë vendin, me më shumë opsione se belgu Eden Hazard apo uruguaiani Fede Valverde nëse dëshiron të rrisë prezencën në qendër të fushës me autorin e golit të fitores në “El Clasico”. r.t/albeu.com


Shtuar 15.01.2022 22:35