Real Madridi akoma nuk e ka bindur Mbappen ekonomikisht

Kylian Mbappe dhe Real Madrid nuk kanë arritur ende një marrëveshje. Këtë e ka shkruar sot gazeta spanjolle “Marca”, sipas së cilës sulmuesi francez i PSG-së ende nuk ka finalizuar një marrëveshje ekonomike me klubin e Florentino Perez.

Kontrata e yllit transalpin skadon në qershor dhe, duke përjashtuar kthesat e reja, ai nuk do të rinovojë kontratën e tij.

Kështu që nisi zyrtarisht negociatat me Realin , klubi spanjoll i cili ende nuk ka arritur të bindë nënën e tij e cila është edhe agjentja e francezit.

A do të jetë e ardhmja e Mbappe në Bernabeu? Ndjesitë në shtypin spanjoll janë pozitive, por ajo që ka ndodhur vitet e fundit i detyron të gjithë të ruajnë kujdesin maksimal. /abcnews.al


Shtuar 12.02.2024 17:17