Categories: sport

Real Madrid TV sulmon Barcelonën para El Clasicos: “Do të përballemi me 17 gjyqtarë

Televizioni zyrtar i Real Madridit ka kritikuar ashpër lojtarët e Barcelonës për mënyrën se si reaguan gjatë fitores 5-2 ndaj Real Betisit, në ndeshjen e xhiros së nëntë të La Ligës.

Të lidhura

None found

Rasti që shkaktoi polemika ndodhi në minutën e 43-të. Giovani Lo Celso realizoi një gol të bukur pas një rrotullimi dhe një goditjeje nga jashtë zonës, por aksioni u shqyrtua nga VAR-i për një prekje të dyshuar me dorë nga Cucho Hernandez.

Pas sinjalizimit të VAR-it, gjyqtari kryesor Ricardo Bengoetxea shkoi te monitori për të parë pamjet. Në përfundim të rishikimit, ai ndryshoi vendimin e parë dhe anuloi golin e Betisit.

Një video e publikuar një ditë më herët shfaq disa futbollistë të Barcelonës duke ushtruar presion ndaj gjyqtarit dhe duke i kërkuar atij që ta shikonte episodin në monitorin e VAR-it.

Reagimi i Real Madrid TV erdhi pikërisht pas këtij episodi, ndërsa televizioni madrilen e lidhi situatën me El Clasicon e radhës, i planifikuar për 25 tetor në orën 21:00.

“Në El Clasico, Real Madridi do të luajë kundër 17 gjyqtarëve: tre zyrtarëve në fushë, gjyqtarit të katërt, VAR-it dhe asistentit të tij, si dhe 11 lojtarëve të Barcelonës, të cilët po veprojnë edhe vetë si gjyqtarë”, u shpreh prezantuesi i Real Madrid TV.

Sipas tij, futbollistët e Barcelonës po përpiqen të ndikojnë drejtpërdrejt në vendimet e arbitrave gjatë ndeshjeve.

“Të përballesh me 17 gjyqtarë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Tani lojtarët e Barcelonës përcaktojnë vetë se cilat raste duhet të shqyrtojë VAR-i dhe cilat jo, sepse edhe ata janë bërë gjyqtarë”.

“Ata tashmë po i drejtojnë vetë ndeshjet. Ky është një skandal. Në çdo ligë tjetër, një situatë e tillë do të kishte pasoja”.

“Ndeshja e së dielës do të jetë shumë e vështirë për shkak të problemeve për të cilat të gjithë jemi në dijeni”, përfundoi ai.

El Clasico ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, një prej dueleve më të rëndësishme të futbollit botëror, do të luhet më 25 tetor nga ora 21:00.

të fundit

Mos e përsërit më!” Alliu kundërshton moderatorin për zërat rreth Hysajt dhe Manchester United

Manchester United dhe Elseid HysajIsh-lojtari i Kombëtares, Ilir Alliu, i ftuar në panelin e emisionit “Mega Sport” në A2 CNN,…

6 minutes ago

Kosova synon përparim në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Në një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian (DG ENEST) dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, Kryenegociatori Jeton Zulfaj diskutoi…

9 minutes ago

Prizreni feston nën reflektorë, Liria dërgon sinjal të fortë për rikthimin në Superligë

Ishte një mbrëmje e bukur vjeshte, por në Prizren atmosfera ishte si në ditët më të mëdha të futbollit. Mbi…

11 minutes ago

Mbrojtëset e vogla të futbollistit të Newcastle befasojnë influencuesen belge

Një moment i pazakontë në stadiumin “St. James’ Park” është bërë viral në rrjetet sociale, pasi influencuesja belge Celine Dept…

18 minutes ago

Arkivat serbe, prova vendimtare për fatin e të pagjeturve në Kosovë

Kërkimet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë vazhdojnë të rikthejnë në vëmendje plagët e…

19 minutes ago

Protesta kundër Ramës në Tiranë, marshimi vijon prej 177 ditësh: “Më 28 nëntor do të flasë populli

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon prej 177 ditësh, ndërsa qytetarët nuk janë ndalur dhe kanë dalë sërish…

21 minutes ago