Categories: Uncategorized

Plas mes Barcelonës dhe Realit, ndizet polemika për VAR-in dhe kalendarin

Ndizet “La Liga”. Pas vetëm 10 ditësh nga kthimi në fushë, polemikat mes Barcelonës dhe Realit të Madrid tashmë janë rindezur. Sa orë pushim bën Reali më shumë sesa Barcelona? Sa minuta? Nuk dihet nëse ishte një veprim i studiuar në favor të Realit.

Tani terreni për përplasjen mes Real Madrid dhe Barcelonës është kalendari dhe “var”-i. Me tonin e ankesave ‘alla italiane’. Vetëm se ‘Los blancos” riveshin një rol të dyfishtë: duke përfituar nga var-i, ata ankohen për një trajtim të pabarabartë për pozicionimin e ndeshjeve, që sipas tyre, ndihmon Barçën.

Të lidhura

None found

Por gazetat e Barcelonës nuk janë dakord, përkundrazi kanë marrë laps dhe letër dhe kanë numëruar gjithçka: sipas Mundo Deportivo, skuadra e Zidane do të pushojë 27 orë më shumë sesa Barcelona mes javës 28 dhe 35. Real Madrid u ankua se duhej të luante kundër Athletic në orën 14:00 të dielën e 5 korrikut, vetëm 62 orë pasi të ketë përfunduar ndeshja kundër Getafes të enjten e 2 korrikut në 22:00.

Por sipas një monitorimit të detajuar të orëve të pushimit të grumbulluara mes ndeshjeve, Barça mbetet tek 586 orë, ndërsa për Real Madrid do të pushojë 613 orë.

Për t’i hedhur benzinë ??zjarrit ka menduar tekniku i blaugranëve, Quique Setien, i cili komentoi me sarkazëm suksesin e Realit 2-1 në shtëpinë e Real Sociedad. Sipas tij, gjithçka po komplikohet nga gabime serioze të arbitrit, të cilat i kanë kushtuar shtrenjtë Barcelonës, që tashmë ka humbur kreun, pasi llogariten ndeshjet direkte.

Polemika të shumta ka në veçanti për golin e avantazhit të Realit me penalltinë e Sergio Ramos. Gjyqtari Fernandez dha 11-metërsh, por në imazhet e var-it u duk që kontakti mes Vinicius dhe mbrojtësit Diego Llorente nuk ekzistonte. Setien nuk e pëlqeu episodi:

“Var është një mjet, që mund të na bëjë më të mirë. Por është e nevojshme ta përdorim atë dhe të kemi një vizion më të qartë të realitetit. Është e kuptueshme të pyesësh pse disa ndërhyrje rishikohen dhe të tjera jo. Gjithmonë do të ketë polemikë dhe probleme, të cilat janë të natyrshme në futboll. Mua Piqué më është dukur gjithmonë një person shumë inteligjent”, ka thënë në fund trajneri Setien.

Mbrojtësi katalanas kohët e fundit kishte parashikuar ndihmat e gjyqit në favor të madrilenëve. Dhe kjo e vërtetua menjëherë në ndeshjen ndaj Real Sociedad.

të fundit

Melania Trump përzgjedh bredhin festiv për Shtëpinë e Bardhë, nis përgatitja për Krishtlindjet

Melania Trump ka çelur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, duke mirëpritur bredhin tradicional festiv, i…

2 minutes ago

Arion Kurtaj, hakeri shqiptar që vodhi 90 video të GTA 6 dhe u dënua me shtatë vite burg

Hakeri shqiptar Arion Kurtaj, i cili arriti të depërtonte në sistemet e kompanisë Rockstar Games dhe të vidhte 90 video…

8 minutes ago

Mos e përsërit më!” Alliu kundërshton moderatorin për zërat rreth Hysajt dhe Manchester United

Manchester United dhe Elseid HysajIsh-lojtari i Kombëtares, Ilir Alliu, i ftuar në panelin e emisionit “Mega Sport” në A2 CNN,…

14 minutes ago

Kosova synon përparim në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Në një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian (DG ENEST) dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, Kryenegociatori Jeton Zulfaj diskutoi…

17 minutes ago

Prizreni feston nën reflektorë, Liria dërgon sinjal të fortë për rikthimin në Superligë

Ishte një mbrëmje e bukur vjeshte, por në Prizren atmosfera ishte si në ditët më të mëdha të futbollit. Mbi…

20 minutes ago

Mbrojtëset e vogla të futbollistit të Newcastle befasojnë influencuesen belge

Një moment i pazakontë në stadiumin “St. James’ Park” është bërë viral në rrjetet sociale, pasi influencuesja belge Celine Dept…

26 minutes ago