Real Madrid ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Liges se Kampioneve pasi mposhti bindshëm Manchester City-n me rezultat 3-0 në “Santiago Bernabéu”, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales.
Skuadra madrilene dominoi që në pjesën e parë dhe zgjodhi shumë shpejt fatin e takimit falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Federico Valverde. Mesfushori uruguaian realizoi het-trik duke shënuar në minutat 20, 27 dhe 42, duke i dhënë avantazh të madh “Los Blancos”.
Në pjesën e dytë ritmi i ndeshjes mbeti i lartë. Reali ishte pranë golit të katërt, por Vinicius Junior nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë në minutën e 58-të. Edhe skuadra angleze e drejtuar nga Pep Guardiola krijoi disa raste, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.
Me këtë fitore, Real Madridi merr një avantazh të madh para ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet në “Etihad Stadium”.
