Real Madrid është duke kërkuar një zëvendësues të Modric dhe Kroos, të cilët nuk e kanë shumë të gjatë aventurën e tyre te “Los Blancos” duke marrë parasysh edhe moshën e tyre.
Për këtë gjë, Real Madrid ka hedhur sytë në Itali, te skuadra e Napolit për të gjetur lojtarin ideal për të mbuluar këtë rol. I piketuari është Stanislav Lobotka, të cilin Ancelotti e pëlqen shumë dhe ka kohë që e ndjek evoluimin e tij.
None found
Lobotka po shkon mirë te Napoli dhe sapo ka rinovuar kontratën e tijë për më shumë se 3 milionë euro në sezon deri në vitin 2027. Megjithatë, një thirrje eksploruese ka ardhur nga Madridi dhe, nëse marrëveshja duket e pamundur për merkaton e janarit, për sllovakun ka dalë një vlerësim konkret. Shuma e kërkuar De Laurentiis është nga 55 deri në 65 milionë euro.
Gjithsesi, Reali do të presë deri në fund të sezonit për të parë gjithashtu edhe performancën e tij deri në fund./ h.ll/albeu.com
Çmimet e apartamenteve në Shkup vazhdojnë të rriten ndjeshëm, ndërsa çmimi mesatar i kërkuar në shpallje tashmë ka kaluar 2.150…
Aleanca për Shqiptarët ka kritikuar Qeverinë për politikën e punësimit, duke theksuar se në vend ka mbi 35 mijë shqiptarë…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, u…
Përfaqësues të partive nga komunitetet joshumicë kanë shprehur qëndrimin se Kosova duhet të formojë sa më shpejt institucionet e reja,…
Familja e veprimtarit Haki Imeri ka përshëndetur bashkëpunimin mes LVV-së dhe LDK-së për ndërtimin e institucioneve, duke e vlerësuar si…
Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti…