Real Madridi tashmë ka nisur planifikimin e tyre të ekipit për sezonin e ardhshëm. Nga njëra anë, mungesa e një sulmuesi që do të garantojë të paktën 40 gola në sezon do të korrigjohet me ardhjen e Kylian Mbappe, ndonëse nuk ka ende asgjë zyrtare, mirëpo nënshkrimi i tij për madrilenët tashmë po konsiderohet si i mirëqenë.
Sipas asaj që po raportohet në media së fundmi, Mbappe, Davies, Yoro dhe Rafa Marin mund të jenë prurjet e reja për ‘Los Blancos’ sezonin e ardhshëm.
None found
Sa i përket Davies marrëveshja mbi kushtet personale me lojtarin është arritur, por mbetet që Real Madridi të gjejë gjuhën e përbashkët me Bayern Munichun për çmimin e tij.
Për qendër të mbrojtjes klubi ka menduar për opsionin Leny Yoro, i cili po shkëlqen në Francë me Lille, ndonëse vetëm 18-vjeçar.
Ndërkohë, duke marrë parasysh se me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit i kroatit Luka Modric me fanellën e bardhë, drejtuesit e klubit madrilen tashmë kanë identifikuar sensacionin portugez Joao Neves si pasuesin ideal të tij.
Sipas gazetarit Ekrem Konur largimi i Modric po konsiderohet i sigurt në zyret e klubit dhe tashmë ata kanë nisur përgatitjet e para për transferimin e Neves, i cili po ashtu ka tërhequr interesimin e klubeve angleze si Manchester United dhe Manchester City.
Benfica njihet si klub i cili gjatë viteve të fundit ka shitur lojtarë me shuma të mëdha parash si Darwin Nunez dhe Enzo Fernandez, andaj Florentino Perez duhet ‘të thyejë bankën’ për të siguruar nënshkrimin me Neves./Telegrafi/
Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…
Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) është takuar me kongresistin amerikan Gregory Meeks, me të cilin ka diskutuar për Kosovën, Shqipërinë,…
Një pacient i plagosur me armë zjarri, i lindur në vitin 1978, është operuar pas pranimit në Spitalin e Gjilanit.…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Zonë e Lirë foli për hetimin ndaj Roni Yeffet. Lala theksoi se ky…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Zonë e Lirë foli për hetimin ndaj Roni Yeffet. Lala theksoi se ky…