Franco Mastantuono do të jetë futbollisti më i ri i Real Madrid. Fantazisti 17-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me River Plate, për të nisur një të re në Europë me “Los Blancos”.
Argjentinasi tashmë ka zgjedhur që të vijojë karrierën te Real Madrid, edhe pse në garë ishte PSG. Megjithatë, një telefonatë nga Xabi Alonso, ka bindur Mastantuono që të zgjedhë spanjollët.
Në 19 ndeshje, talenti ia ka dalë që të shënojë 7 gola dhe të asistojë në 4 të tjerë. Ndërkohë që me madrilenët, 17-vjeçari do të bashkohet pas Kupës së Botës për Klube.