Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves është i dënuar me 3 vite burgim, pasi dyshohej se përdhunoi një vajzë në një klub nate, raporton Sinjali.
Mbrëmë në rrjete sociale qarkulloi një lajm që doli të ishte i rrem se Alves ka kryer vetëvrasje në burg.
Zëdhënësi i brazilianit tha se klienti i tij është gjallë dhe se po qëndron në burg, ai tregoi se një profil me emrin Paulo Albuqueque kishte shkruar se Alves i dha fund jetës.
“Informacioni është publikuar nga Paulo Albuquerque nga Rio de Janeiro në rrjetin social X. Nuk ka asnjë bazë dhe asnjë të vërtetë. Duhet ngritur një padi ndaj personit të papërgjegjshëm që e ka bërë këtë pretendim,” tha ai.
Alves u akuzua për sulm seksual ndaj një gruaje 23-vjeçare në tualetin e një klubi nate në Barcelonë me 30 dhjetorit 2022, u arrestua pasi erdhi në Spanjë nga Meksika më 20 janar 2023 dhe më pas u dërgua në burg. /GazetaSinjali/