Raphinha dhe Joan Garcia do mungojnë disa javë te Barcelona

Fitorja të enjten në mbrëmje përballë Oviedos në kampionat erdhi me një çmim të lartë për Barcelonën.

Klubi blaugrana humbi dy nga lojtarët e tij kryesorë: Raphinha dhe Joan Garcia. Sulmuesi brazilian do të mungojë për tre javë për shkak të një dëmtimi të kofshës në këmbën e djathtë.

Më shqetësuese situata për portierin, që pësoi një dëmtim të meniskut në gjurin e majtë, gjë që do ta lërë jashtë fushave për katër deri në gjashtë javë.


Shtuar 26.09.2025 20:30