Ralph Rangnick nuk e ka idenë apo pamjen se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij te Manchester United pas përfundimit të këtij sezoni, siç deklaroi në konferencën për shtyp që dha në kuadër të ndeshjes së së dielës kundër Manchester City.
Trajneri gjerman theksoi se ajo që di është se do të jetë trajner i skuadrës deri në verë, pa diskutuar për të ardhmen e tij në drejtimin teknik.
“Nuk kam asnjë ide për trajnerin e ri. Jam këtu deri në fund të sezonit dhe është e rëndësishme të zhvilloj lojtarët e mi. Kemi pasur nja dy takime me kreun e klubit, por nuk kemi folur shumë për trajnerin e ri”, ka thënë ai.
Trajneri me eksperiencë ka pranuar të qëndrojë në pankinë deri në fund të sezonit dhe më pas do të marrë rolin e konsulentit sportiv për dy vitet e ardhshme, megjithatë ai e kishte lënë të hapur gjithçka kur mori për herë të parë Manchester United. /albeu.com/