Ramos flet për skuadrën e re: Nuk po shkoj te Sevilla! Barça? Asnjëherë

Sergio Ramos sot zyrtarisht është larguar nga Real Madrid.

Mesfushori spanjoll iu bashkua klubit madrilen nga Sevilla në vitin 2005.

E ardhmja e tij është në pikëpyetje. Ai foli për mundësinë e kthimit në Sevilla, duke thënë këto fjalë: Nuk do të kthehem në Sevilla. Ky nuk është opsioni im.

Mbrojtësi 35-vjeçar përmend po ashtu edhe skuadrën e Barcelonës: Te Barcelona? S’do të më shihni asnjëherë.

Ramos ka shumë oferta nga klubet në Premierligë dhe në Ligue 1 të Francës.

“Ende s’e di se në cilin klub do të shkoj. Kur e kuptoj, do ju tregoj. Nuk është koha për të folur rreth së ardhmes time”, ka thënë Ramos.

Tre klubet e interesuara për Ramos janë: Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint-Germain./


Shtuar 17.06.2021 16:33