Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani, ishte protagonist në fitoren 0-2 të Lecce në transfertë ndaj Cagliari, në javën e 25-të të Serie A.
Ramadani realizoi golin e dytë në minutën e 76-të, duke vulosur rezultatin në një përballje direkte për mbijetesë.
Ai goditi nga jashtë zone me një diagonale të saktë, duke mposhtur portierin Elia Caprile. Ky ishte goli i parë sezonal për Ramadanin, i cili ka shënuar të paktën një herë në çdo sezon me Leçen në elitën italiane.
Me këtë fitore, skuadra merr tri pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë. Pas ndeshjes, Ramadani theksoi rëndësinë e frymës së grupit dhe përkushtimin për ndeshjet e mbetura.
