Categories: sport

Ramadani dhe Krasniqi optimistë para përballjes me Kauno Žalgiris: Drita kërkon të kthehet me rezultat të favorshëm

Drita e ka mbyllur përgatitjen për duelin e parë ndaj Kauno Žalgiris, i vlefshëm për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Të lidhura

None found

Në prag të ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani dhe kapiteni Besnik Krasniqi deklaruan në konferencë për shtyp se skuadra është përgatitur në maksimum dhe se objektivi është një rezultat pozitiv para takimit të kthimit në Kosovë.

Besnik Krasniqi veçoi gjendjen brenda grupit, duke thënë se atmosfera në ekip mbetet një prej armëve më të forta të Dritës.

“Atmosfera është shumë e mirë. Drita njihet gjithmonë për atmosferën që e ka dhe jemi munduar shumë ta ruajmë atë. Jemi mjaft të përgatitur dhe shumë të motivuar për ndeshjen e nesërme. Secili duhet ta japë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv. Nuk duhet të harrojmë se nuk është vetëm një ndeshje, por janë dy takime dhe duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Krasniqi.

Nga ana e tij, Zekirija Ramadani theksoi se skuadra është gati në planin psikologjik, fizik dhe taktik, ndërsa shprehu besimin se Drita mund të sigurojë një rezultat të mirë në transfertë.

“Unë e shoh ekipin tim të përgatitur në aspektin psikologjik, fizik dhe taktik. Shpresoj që do të nxjerrim një rezultat pozitiv nga ndeshja e nesërme. Pastaj kemi ndeshjen e kthimit, ku do ta kemi mbështetjen e tifozëve tanë dhe normalisht do të jemi shumë më të forte”.

“Do të doja të ktheheshim me një avantazh dhe besoj se kjo është reale dhe normale. Megjithatë, duhet të bëjmë maksimumin. Nesër kemi 90 minuta punë dhe vetëm pas tyre mund të bëjmë llogaritë për ndeshjen e kthimit, nëse duhet të jemi më agresivë, më ofensivë apo më defensivë. Gjithçka do të varet nga rezultati i ndeshjes së parë”, u shpreh Ramadani.

Ndeshja e parë mes Dritës dhe Kauno Žalgiris zhvillohet nesër (e martë), në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku skuadra synon të ndërtojë një pozicion sa më të favorshëm para sfidës së kthimit para tifozëve të vet.

të fundit

Tragjedi në Gaza, shembja e argjinaturës nën rërë dhe ujë merr jetën e katër personave, mes tyre tre fëmijë

Një tragjedi e rëndë ka goditur familjet palestineze të zhvendosura në Rripin e Gazës, ku shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet…

5 minutes ago

Miliband: Kriza klimatike kërcënon sigurinë kombëtare dhe po hap një epokë pasigurie

Kriza klimatike po kthehet në një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë kombëtare në mbarë botën. [...]Read More...

5 minutes ago

Paditë ndaj Kylie Jenner shtohen, ish-punonjësja e re ngre akuza të rënda ndaj yllit televiziv

Ylli televiziv, Kylie Jenner, po përballet me një tjetër padi nga një ish-punonjëse e saj. Si pasojë, shkon në katër…

6 minutes ago

Shaheen i shkruan Shiroka-Pulës: Do të jeni forcë stabilizuese për Kosovën

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen i ka shprehur mbështetje presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke e cilësuar forcë stabilizuese për vendin.…

8 minutes ago

PSG shqyrton transferimin e Luis Diazit, por largimi nga Bayerni në janar duket i vështirë

Luis Diaz i Bayern Munichut është objektivi kryesor i Paris Saint-Germainit për afatin kalimtar të janarit, sipas mediumit kolumbian Areacucuta.Pas…

11 minutes ago

Zvonko Veselinoviq udhëton drejt Stambollit pas largimit nga Serbia

“Vëlla, a e di sa miliona po merr. E prapë i duken pak”, është një nga mesazhet që një pjesëtar…

18 minutes ago