Drita, kampione e Kosovës, e hap këtë mbrëmje një tjetër kapitull evropian në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve në edicionin 2026/27.
None found
Ekipi nga Gjilani luan ndeshjen e parë të raundit kualifikues në transfertë përballë Kauno Zalgiris të Lituanisë.
Ky duel nis në orën 18:00, ndërsa synimi i Dritës është të dalë me një rezultat të favorshëm, i cili do t’i krijonte epërsi para sfidës së kthimit.
Për këtë përballje, trajneri Zekrija Ramadani ka zgjedhur të hedhë në fushë formacionin më të mirë në dispozicion. Në portë është Faton Maloku, teksa në fazën sulmuese pritshmëritë më të mëdha janë nga Kristal Abazaj, Igball Jashari dhe Blerim Krasniqi.
Drita e luan këtë ndeshje me statusin e kampiones së Kosovës dhe me synimin për të ecur më tej në kompeticionet evropiane. Një rezultat pozitiv në Lituani do të përbënte një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në raundin e ardhshëm të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.
Kauno Zalgiris: Svedkauskas, Moutachy, Tolordava, Lekiastas, Konatar, Karshima, Ribeiro, Benchalb, Baldassarra, Ourega, Oliveira.
Drita: Maloku, Ovouka, Pellumbi, Bytyqi, B. Krasniqi, Dabiqaj, Limaj, Sheji, Abazaj, Bl. Krasniqi, Jashari.
Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…
Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…