Pa dyshim lojtari kryesor i Përfaqësueses së Italisë që ka arritur në finalen e “Euro 2020”, mesfushori Jorginho rrallë i bën titujt kryesorë. Detyrat që ai kryen në çdo lojë janë të qeta, thelbësore; jo me zë të lartë ose gola të bukur apo ose ndërprerje të shkëlqyera. Këtë herë, megjithatë, në qendër të vëmendjes ishte Jorginho, kur lojtari i Chelseat mori përsipër penalltinë vendimtare në gjysmëfinale kundër Spanjës. Si me gjithçka që bën, ai e bëri atë të dukej shumë e lehtë.
“Epo, pasi ta shkelmoni topin, ndiheni sikur një peshë është hequr nga shpatullat tuaja”, tha Jorginho. “Por atje, në atë moment, u përpoqa të harroja atë që po ndodhte rreth meje, të bëja atë që e kam stërvitur. Unë merrja frymë siç bëj për të qenë më i përqendruar dhe pastaj bëra atë që duhej të bëja”. Portieri i Spanjës, Unai Simon mbeti i rrënjosur në vend, duke lëvizur këmbën e gabuar kur topi rrëshqiti ngadalë dhe përfundoi në rrjetë. Topi shkoi në anën e majtë të Simonit, i cili u hodh në të djathtën. Ky gol fantastik i Jorginhos shkaktoi një festë të madhe të italianëve në “Wembley”, të cilët e mposhtën Spanjës 4:2 pas penalltive për t’u kualifikuar në finalen e Kampionatit Evropian.
Italia u përpoq të luante lojën e saj të zakonshme kundër një Spanje të vendosur për ta bërë shumë të vështirë ndërtimin nga mbrapa; “La Roja” dominonte në zotërimin e topit. Megjithatë, Italia kaloi në epërsi përmes Federico Chiesas para se Alvaro Morata të barazonte rezultatin. Jorginho dhe bashkëlojtarët e tij u qetësuan, ngritën mëngët dhe vuajtën së bashku për ta dërguar ndeshjen në penallti dhe për t’u kthyer në shtëpi me fitore të madhe.
“Italia nuk dorëzohet kurrë. Ne gjithmonë besojmë”, shpjegoi Jorginho 29-vjeçar për t’u bërë vetëm lojtari i dhjetë që mund ta fitojë Evropianin pas Ligës së Kampionëve në të njëjtin sezon. “Kjo është një skuadër e mrekullueshme. Ne i meritojmë të gjitha. Ne vuajmë, luajmë, qeshim, argëtohemi, dhe ndonjëherë edhe luftojmë. Si një familje”.
Shokët e tij të skuadrës e quajnë atë “Profesori” ose “Radio Jorginho” për mënyrën se si ai e drejton ekipin në fushë dhe flet vazhdimisht gjatë ndeshjeve. Dueli i tij në mesfushë me Sergio Busquetsin – një tjetër tru fantastik futbolli – ishte një për moshat.
“Ne vuajtëm pak kundër një ekipi të madh që na vuri në telashe, na bëri të vrapojmë shumë. Ne e çuam atë deri në fund; ne gjithmonë besonim. Dhe ne e meritonim të fitonim, mendoj”, tha Jorginho.
Ka diçka të veçantë në këtë ekip të Italisë. Ata dukeshin tepër të relaksuar, ndërsa ndeshja shkoi në penallti. Giorgio Chiellini vendosi tonin, duke bërë shaka me Jordi Alban në hedhjen e monedhës për të vendosur se cili ekip do të gjuante i pari nga pika e bardhë – Italia. Portieri Gianluigi Donnarumma i dha homologut të tij të Spanjës, Unai Simon një buzëqeshje të madhe dhe një përqafim pak përpara gjuajtjes së penalltive.
“Të them të drejtën, ne nuk e dinim kë të zgjidhnim për gjuajtur penalltinë, sepse shumë lojtarë donin të merrnin një përgjegjësi të tillë”, tha Leonardo Bonucci, i cili e humbi penalltinë kur Italia u eliminua nga Gjermania në çerekfinalen e “Euro 2016”. “Pesë lojtarët që morën përsipër penalltinë, të gjithë ishin të sigurt”.
Edhe pasi Manuel Locatelli e humbi penalltinë e parë, te Italia besonin se do ta eliminonin Spanjën. “Në fund, ne ishim me fat që Manueli e humbi penalltinë e parë dhe më duket se kjo e futi në presion Spanjën”, tha Jorginho.
E është pikërisht kjo frymë që mund t’i dërgojë futbollistët e Roberto Mancinit drejt lavdisë në “Euro 2020”, të dielën.