Gjendja e portierit të PSG, Sergio Rico, i cili është shtruar në spitalin Virgen del Rocío në Sevilje që nga e diela e 28 majit, pas një aksidenti me kuaj, nuk po përmirësohet.
“Lojtari, nisur nga serioziteti i dëmtimit, qëndron në reanimacion nën efektin e qetësuesve, me monitorim dhe ndjekje të kujdesshme” – shkruhet në komunikatën e publikuar ditën e sotme.
Sa i takon fushës së lojës, Sergio Rico luajti 14 ndeshje në edicionin 2021/2022 me Mallorcan. Më parë, Rico ka mbrojtur portën e Sevilla dhe Fulham.