Categories: sport

Quaresma komenton përplasjen mes Ronaldos dhe Jorge Jesus

Ish-lojtari i Kombëtares së Portugalisë, Ricardo Quaresma, ka reaguar lidhur me polemikat rreth Cristiano Ronaldos, i cili u largua nga grumbullimi i ekipit përfaqësues pas një konflikti me trajnerin Jorge Jesus.

Të lidhura

None found

Sulmuesi i Al-Nassr raportohet se është pezulluar përkohësisht nga Federata Portugeze e Futbollit, ndërsa rikthimi i tij në kombëtare pritet gjatë pushimit të ardhshëm ndërkombëtar.

Quaresma, që ruan marrëdhënie të mira me Ronaldon, trajnerin e kombëtares dhe presidentin e federatës, mendon se mosmarrëveshja duhej të trajtohej në mënyrë të brendshme dhe jo të dilte në publik.

“Ndonjëherë duhet të përballesh me pasojat e veprimeve të tua, apo jo?”, tha fillimisht ish-reprezentuesi portugez.

Ai pranoi se nuk ndihet mirë të japë komente për këtë situatë, pikërisht sepse ka raporte të mira me të gjitha palët e përfshira. Sipas tij, vetëm personat që ndodheshin në dhomë gjatë bisedës mund ta dinë me saktësi se çfarë ka ndodhur.

“Nuk më pëlqen të flas për këto gjëra, pasi kam marrëdhënie të mira me Cristianon, trajnerin e kombëtares dhe presidentin. Janë ata që duhet të flasin për këtë çështje. Ata ishin në atë dhomë dhe e dinë se çfarë është thënë”, deklaroi Quaresma.

Ish-futbollisti nënvizoi gjithashtu se të gjithë të përfshirët janë mjaftueshëm të pjekur për ta zgjidhur situatën pa e bërë atë objekt diskutimi publik.

“Të gjithë jemi të rritur dhe kjo mund të zgjidhej brenda grupit. Nuk ishte e nevojshme që të bëhej publike. Gjithsesi, nuk jam unë personi që duhet të komentojë, të flasë për këtë apo të japë këshilla”, u shpreh ai.

“Trajneri i kombëtares është më i madh se unë në moshë, Cris është më i ri, ndërsa presidenti është më i madh se unë. Ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë”, përfundoi Quaresma.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago