Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar prezantimin e një ligji të ri, i cili do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2022, që do t’i ndalojë abuzuesit racistë në internet të ndjekin ndeshjet e futbollit deri në 10 vjet.
Masat e reja janë vendosur të merren pasi yjet e Premierligës, Bukayo Saka, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford u përballën me kërcënime në internet dhe abuzime raciste, pasi të tre humbën penalltitë e tyre në ndeshjen finale të Euro 2020 kundër Italisë në korrik.
None found
“Këtë verë ne pamë futbollin të dëmtuar nga racizmi i turpshëm nga ofenduesit në internet, të cilët fshiheshin pas tastierës së tyre dhe abuzonin me futbollistët tanë,” tha për Sky Sports Sekretari i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel.
“Ata që janë përgjegjës për abuzimet e tmerrshme raciste në internet duhet të ndëshkohen. Ndryshimet në ligjin që po shpall do të sigurojnë që ata të ndalohen të ndjekin ndeshjet e futbollit.”
Rastet e futbollistëve që i janë nënshtruar abuzimeve raciste në mediat sociale janë shumëfishuar gjatë viteve të fundit, ndërsa klubet e Premier League vendosën të bojkotojnë platformat gjatë një fundjave sezonin e kaluar në përpjekjen e tyre për të detyruar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar të vendosë masa më të ashpra. / h.ll/albeu.com
Një përleshje e armatosur mes dy prej shërbimeve kryesore të sigurisë së Ukrainës ka tronditur qendrën e Kievit, gjatë një…
Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të hapë punimet e sesionit të 81-të më 8 shtator. Përfaqësues politikë…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë,…
Publicisti Nexhmedin Shehu ka reaguar lidhur me situatën e krijuar politike në Kosovë, duke shprehur shqetësimin e tij për moskonsolidimin…
Revolta qytetare kundër kabinetit qeveritar hyn këtë të enjte në ditën e saj të 96-të, ku kërkesa kryesore dhe e…
Detaje të reja dhe pamje nga kamerat e sigurisë janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar mesditën e sotme,…